Mire Se Vini Ne Web Faqen Time
   
  shkupi-strike
  Jeta E Disa Kengtarve
 
Unikkatil

Vendlindja: Prishtinë
Mosha: 30 Vjeç
Ditelindja: 28 Dhjetor 1981
Shenja e Horoskopit: Bricjapi
Shqip
Viktor Palokaj (Rebel aka Unikkatil) lindi ne nje familje me tradite. Ai eshte nipi i Gjon Palokes d.m.th. udheheqsit te ballit kombetar. Njeriu i cili nuk ua dha tokat e stergjysheve skllaverve. Armiku deshi ta denoje me vdekje, por nuk arriti.

Shkollen fillore e kreu ne Prishtine, pastaj u regjistrua ne Gjimnazin "Sami Frasheri". Ne fillim ishte nje nxenes i sjellshem, por me vone u be problematik dhe u perjashtua nga shkolla 3 here, por perseri nuk pushoi sepse zemren e tij ja morri rruga dhe Hip-Hopi. Muziken rep e filloi 12 vjeç mirpo nuk vazhdoi sepse ne ate kohe repi per te ishte shume i thjeshte sepse ai kendonte rep te vertete.


Ne vitin 1992, Unikkatili inqizoi kenget e tij te para “Demokraci” dhe “Ta zhdukim Policin” dhe ne vitin 1993, ai inqizoi kengen e pare profesionale me titull "zingjiret qe s’kputen”. Pas disa vitesh, saktesisht ne vitin 1995, Viktori perjetoi nje tragjedi, ku shoku I tij I ngushte, Dren Thaqi u godit nga treni dhe vdiq. Per kete qe ndodhi, ai shkroi dhe inqizoi kengen “Shpirti N’Paqe” si kujtim per Drenin.

Ne kohen kur per nje fjale kunder Serbise paguaje shtrenjte, Unikkatili shkroi kenge ne te cilat permendeshin emra te policve serb si ajo “Vdekje Serbis” e megjithate Radio sklleravia ne Prishtine nuk i trasmetonte, keshtu qe nga te gjitha kenget e Unikkatilit te asaj kohe u emitua vetem “shpirti n’paqe”.

Muzika qe bente Unikkatili ishte Hip-Hop eksplicit, tekste qe pa frike paraqisnin realitetin ashtu si ishte dhe keto ishin arsyet kyqe te mos afirmimit te tij ne ate kohe. Ndonese do mund te zgjidhte rrugen e lehte deri te fama duke mos perdorur shprehje eksplicite ose fjale kunder pushtetit te asaj kohe, sic kishin bere shumica apo te gjith reperet tjere te asaj kohe, ai nuk nderroi stilin e tij dhe mbeti reper eksplicit dhe real, por I panjohur.

Me 1996 Unikkatili u fut ne perleshje me nje familje shqiptare dhe hyri ne gjak me ta. Kjo ishte arsyeja pse familja e tij vendosi te shperngulet per ne SHBA. Ata u vendosen ne Bronx (New York), vend ky mjaft I banuar nga komuniteti shqiptar ku atje edhe e vazhdoi endrren e tij. Ne vitin 1998, Unikkatili ben nje kenge me disa anetare te ABI, te cilen e titulluan “Albanian Rule”, kenge e cila ishte me shume freestyle dhe shaka. Ne po ate vit, Unikkatili punon kengen “if i die u die”, kenge kjo e cila nga shume shqiptare shihet si kenga me e mire rep e stilit western.

Viktori kur arriti ne USA, formoi menjehere klanin TBA (The Bloody Alboz) ne gjuhen shqipe (Shqipet e Pergjakshme), ne te cilin nje pjese e anetareve merren me muzike rep. Unikkatili ka edhe studion e tij te inqizimeve te emeruar “CONQUEROR RECORDS” ne te cilen punon te gjitha kenget e tij. Albumi i ri i ti i perbashket me grupin The Bloody Alboz (TBA) i titulluar "Armiqt Suprem" ka shitur me 8000 kopje mbrenda 3 ditesh. Ky Album theu recordin ne shitje, shkruan gazeta e Kosovës "Lajm". Asnjë album tjeter i ndonje Rep - Këngtari a grupi nuk është shitur me kaq kopje, brenda nje kohe kaq të shkurtër. Ne vitin 2008, TBA nxjerr albumin e titulluar “KANUNI I KATILIT" Ai tani esht ne pergaditje te albumit te tij te (te 4-tin) dhe te fundit e cila do ti ket disa keng hite.



Noizy

Vendlindja: Diber
Mosha: 25 Vjeç
Ditelindja: 27 Shtator 1986
Shenja e Horoskopit: Peshorja

Emri i vertetë Rigels Rajku. Në vitin 1997 Noizy së bashku me familjen e tij u largua nga Shqipëria për një jetë më të mirë ne Londër ( South east , Wooldwhich)
Ne lagjen ku noizy u stabilizua kishte me shume lufte se ne Shqiperi... Ne ate kohe Wooldwhich njihej si nje nga lagjet ghetto me te rrezikshme ne Londer ku peshku me i madh e han me te voglin dhe ku fjala meshire nuk egzistonte per nje kohe shum te gjate.

I frymezuar nga menyra e jeteses se perditshme ne te kaluaren e bene ate me sukses me shume uri ne karrierë & familje.

Ka shumë still më Ndryshe se cfarë është dëgjuar deri tani në historinë e RAP`it shqiptarë. Noizy gjithashtu eshte kampion në ndeshje rruge "streetfight" ku ai është shpallur kampion i Londres me 15 ndeshje - 15 fitore, në myspace.com/noizyontherun keni mundesin ta shikoni disa prej tyre.

Ne vitin 2008 Noizy ka lidhur një kontratë me "ZIG ZAG" records në të cilen u realizuan super hitet "O.T.R me zemer" , "Jena mbretër" & "Histori e gjatë" . Albumi i Parë i Noizy`t "PAK MË NDRYSHE" ka zgjatur gati 1 vit te plotë për tu realizuar në mënyrë shumë profesionale.
Inçizuar dhe masterizuar nga inxhinieri anglez TOM ON THE MIX , Gillieron, GBMC dhe Noizy vetë.
Ne vitin 2010 doli në treg albumi me titull "Most Wanted MixTape".
Ne Vitin 2010 Noizy mori pjes ne eventin Top Fest me kengen What's up dhe Fitoi "Çmimin e Internetit" Noizy gjate veres do te kete edhe disa hite te tjera si kenga ( The King And Queen ) me kengetaren e mirenjohur Genta Ismajli . Adhuruesit e Noizyt do te kene mundesi te kenaqen edhe me 15 hite te tjera te tjere dhe albumin e tij te 3-te qe quhet "Living Your Dream" dhe thuhet se permban edhe 3 superhite verore.

Reperi Noizy, qe ka pas vehtes një karrierë si boksier “streefight” në Angli tashmë ka shumë këngë hite në tregun muzikor shqiptar dhe cilesohet si nje nga reperet me te mire.

Jeta e tij tani ka ndryshuar kryekëput nga jeta në Angli. Kete e ka pranuar edhe vete Noziy, i cili ne nje interviste dhene mediave shqiptare ka zbuluar se jeta e tij shume shpejt do te shfaqet si film.

”E vërtetë që jeta ime i ngjan një filmi. Madje mund të zbuloj një sekret këtu. Një regjisore italiane pasi ka ndjekur klipet e mia në youtube është intriguar, dhe këto muaj erdhi në Shqipëri dhe realizoi një film dokumentar me jetën time, në kontekstin e një djali të ri shqiptar dhe gjithë aventurat e tij.

Ka dalë një film shumë interesant dhe që shumë shpejt do të transmetohet në kanalet televizive evropiane”.

Kohët e fundit, Noizy ka folur për një zhvendosje në Amerikë ku arsyeja kryesore do të jetë dhe përpjekja për të provuar veten në tregun muzikor amerikan.
Fillimi duket se është i mbarë, pasi ne mësuam se Noizy është në bisedë e sipër për të bashkëpunuar me Kristinë Elezaj gjatë qëndrimit të tij në Amerikë.
 


Gold Ag

Vendlindja: Presheve
Mosha: 25 Vjeç
Ditelindja: 28 Korrik 1986
Shenja e Horoskopit: Luani

Arian Agushi ose sic e njohin te gjith me nofken Gold Ag qe Gold dmth ari ndersa Ag simbolizon mbiemrin e tij Agushi
Lindi me 28 Korrik te vitit 1986.
Ai rridhte nga nje familje patriotesh.10 vitet e para te femijeris se tij i kaloj ne Preshev
Babi i tij vdiq kur ishte 6 vjeq.Pasi i vdiq babai ai u shperngul ne Prishtin me nenen e tij e cila esht gjeja me e shtrenjt per te me perkatesisht ne Ulpian Shkollen fillore e filloj ne Preshev dhe me pas e perfundoj ne Hasan Prishtina,shkollen e mesme e vazhdoj per elektroteknik ku tash i vazhdon studimet ne fakultetin e dizajnit ne Prishtin.
Qysh si fëmijë ne moshen 13 vjeqare filloj karriera e tij muzikore
Ariani shquhet edhe per dissa gjera tjera perveqse kengetar ai merret edhe me krijimin e fjalkryqeve dhe si dizajner.
Ai nje koh ka qen i fasionuar pas tatuazhave ne trupin e tij janë dikun rreth 13 tatuazha dhe secila e ka nje kuptim ne vete.
Ne vitin 2000 e kendoj kengen e pare të cilen ia kishte kushtuar Presheves.
Ne vitin 2006 e lansoj albumin e par i cili titullohej LANET permban rreth 18 keng
Ne vitin 2009 lansoj albumin AMANETI me 20 keng
Ne vitin 2010 AGA IN DA HAUSE me 16 keng
Ne vitin 2011 Realiteti poashtu me 18 keng dhe albumi qe esht lansuar se fundi esht
THE GOLDFATHER e cila permban 12 keng .
Secila keng e ka arritur kulminacionin e suksesit qdo keng e tij degjohet nga te gjitha moshat.Ne qdo keng te Arianit flitet vetem realiteti
Ariani ishte i pari qe kendoj ne Preshev me saktesisht e solli repin ku shum njerzve u pengonte Ariani tatujat e tij e vathet te cilen ne nje koh ishin mjaft te perfolur dhe me nje fjal
i thonin “drogirash”
Ne vitin 2009 Ariani kishte paksa probleme shendetsore dhe iu lutke Zotit qe ta drejtonte ne rrugen e drejt pak para muajit te Ramazanit ai e lansoj kengen All-llah ne kohen kur e la alkoolin dhe cigaren…Edhe pse ne trupin e tij gjenden shum tatuazha ai thot se pamje e jashtme nuk ka rendesi,rendesin me te madhe e ka brendesia e zemres.
Shumica e kengeve te Arianit i kushtohen vendlindjes..



Mc Kresha

Vendlindja: Mitrovice
Mosha: 27 Vjeç
Ditelindja: 05 Shtator 1984
Shenja e Horoskopit: Virgjeresha

Kreshnik Fazliu i njohur me pseudonimin Mc Kresha këngëtar i njohur Kosovar me prejardhje nga qyteti i veriut të Kosovës, Mitrovica. Dy këngë të njëpasnjëshme të lansuara gjatë këtyre muajve, e kanë bërë rep-këngëtarin “Mc Kresha” një ndër më të kërkuarin në ditët e fundit. Këngët e tij “Lej Flleshat” dhe bashkëpunimi me anëtarin e grupit “TDS”, “Dr Mic” me këngën “Lyrical WarFare” janë ndër këngët më të dëgjuarat në radio dhe televizionet tona.
Mc Kresha thotë se është i kënaqur me suksesin e dy këngëve. “Lej Flleshat” është një këngë që është popullarizua ma shumë sepse ka dal më herët në internet, por edhe kjo tjetra është duke ecur shumë mirë. Kënga “Lej Flleshat” është punuar në studion e Enis Preshevës ndërsa “Lyrical WarFare” në studion e Genc Prelvukajt.Por keto dy kenge nuk jane sukseset e vetme me te cilat eshte karakterizuar Mc Kresha gjate kesaj vere."Souljah" eshte nje bashkepunim mes Mc Kreshes Lyrical Son dhe nje djaloshi te ri i quajtur Noga emri i te cilit eshte Agon Abdullahu. Bashkepunim tjeter ka pasur edhe me kengetaren Leonora Poloska me kengen "Kush o mama". Beri bashkepunim edhe me shum artist te tjere ne kengen "Lil Samee" dhe se fundi kengen "Delicius" me kengetaren 17 vjqare qe sapo preku ne estraden tone Dafina Rexhepi. Poashtu doli ne shitje albumi i tij "Patikat e mija".Ky album eshte i ndare ne dy pjese pjesa e pare ka dalur ne shitje gjate kesaj vere ndersa pjesa e dyte pritet te dale gjate stines se dimrit ne ket vit.MC kresha tha ne nje emisjon se tanime ka vendosu ti beje nje pushim vetes pas gjith ketyre kengeve te realizuara gjate kesaj vere...



Lyrical Son

Vendlindja: Prishtinë
Mosha: 27 Vjeç
Ditelindja: 28 Janar 1984
Shenja e Horoskopit: Ujori

Profesori i anglishtes ne shkollen fillore i shkroi ne fletore komentin: “Nice Lyrics, Festim" dhe ketu lindi ideja e emrit "Lyrical Son".

Eksperienca e pare ne muzike vjen ne vitin 1993 me kengen "Pappa was a rollin stone
(rap version)" bashke me shoket e fillores. Por ne vitin 1997, Lyrical Son fillon te shkruaj tekstet e para rap dhe incizimi i pare profesional erdhi mbas luftes ne vitin 1999 me grupin "Gjurma e Nates".

Karriera solo e Festimit nis prej vitit 2005 me Gramafon Ent. me te cilet Lyrical Son njihet pej femijerise.
 


Duda

Vendlindja: Gjilan
Mosha: 26 Vjeç
Ditelindja: 12 Nentor 1985
Shenja e Horoskopit: Akrepi

Burim O. Osmani kreu shkollën fillore në Gjilan ashtu edhe shkollën e mjeksisë, drejtimi i stomatologjisë. Aktualisht ndjek studimet në Fakultetin e Stomatologjisë në Tiranë. Pasioni i tij për muzikë lindi qysh herët, në moshën fëmijërore. Por me krijimtari dhe interpretime filloi prej vitit 1998-99.
Viti 2001-02 ishte vit pushimi nga skena publike per Duden,pershkak t`problemeve t`medha qe i ka çdo njeri qe mirret me kete profesion. Talentin e tij e provoi në moshën 14-vjeçare,n'shtator,t'vitit 2003, kur me nofkën D.u.d.A, mori pjesë në një koncert lokal me këngën “Gangsterat”. Me pasion më vonë iu kushtua zhanrit të muzikës Hip-Hop dhe realizoi këngën videoklip “Loja pam pam” më të cilën këngë edhe e pagëzoi albumin e parë. Në lëminë e këtij zhanri të muzikës tash ka formuar edhe grupin “Double-G Army”.
D.u.d.A është një nga reperet me te preferuar Shqiptarë, por kjo nuk i ka mjaftuar. E ka kërkuar suksesin edhe jashtë vendit e fatmirësishtë e ka gjetur. Ne kanalin MTV Nordic, degë e MTV-së ne Suedi ka nisur transmetimi kengeve me te bukura te D.u.d.E-s.Ky eshte nje lajm interesant jo vetem per fansat e tij, i cili shpresojm te pasohet nga te tjerë. D.u.d.A eshtë perfolur per nje projekt kaq te rendesishem sa shfaqja ne Music Televizion Nordic.
Shum shpejt DUDA do rikthehet ne rap me 1 album te ri dhe vidioklipe.




 
 
  Today, there have been 72 visitors (125 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free